Super Broja shënon, kalon Ibrahimoviçin dhe barazohet me Luis Suarez!

Armando Broja i ka dhënë fund agjërimit prej 2 muajsh pa gol të shënuar në elitën e futbollit holandez, duke shënuar për Viteshe në ndeshjen e javës së 31-të kundër Zuolle, njofton “infOSport.mk”.

Broja për herë të fundit kishte shënuar me 2 mars kundër Venlos, duke çuar në 10 numrin e golave të shënuar këtë edicion në “Eredevisie”.

Kjo është padyshim një shifër shumë e rëndësishme, pasi Broja në këtë mënyrë arriti të parakalonte yllin suedez, Zlatan Ibrahimoviç në debutimin e tij në “Eredivisie”, kur kishte shënuar 9 gola në edicionin e tij të parë në mesin e më të mirëve në futbollin holandez.

Ndërkohë me shifrën e 10 golave të shënuar, Broja u barazua me një tjetër super yll të futbollit europian, Luis Suarez, i cili për herë të parë në futbollin holandez kishte veshur fanellën e Groningen.

Mirëpo duke pasur parasysh se deri në mbyllje të sezonit aktual në Holandë ka edhe 3 xhiro, Armando Broja ka rastin e mirë që të futet në historinë e futbollit holandez, duke parakaluar këto dy super futbollistë, që aktualisht luajnë me Milanin, gjegjësisht Atletiko Madridin.

Broja me Viteshen deri në mbyllje të kampionatit do të ketë mundësinë të shënojë në përballjet kundër Sparta Roterdam, Sitard dhe Ajaks. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply