E ardhmja e Xhanluixhi Donarumas është ende e paqartë. Portieri i Milanit ka kontratë deri në fund të sezonit me “kuqezinjtë” dhe deri më tani nuk ka pranuar ende ofertën e drejtuesve të klubit.
Një gjë e tilla ka sjell irritimin e tifozëve që pak orë para ndeshjes me Beneventon kanë kërkuar një takim me portierin.
Mediat italiane bëjnë me dije se Donaruma është takuar me tifozët jashtë qendrës stërvitore dhe debatat me tifozët kanë qenë me tone të ashpëra. Ata i kanë kërkuar portierit që të mos luajë ndaj Juventusit javën e ardhshme.
Këtë kërkesë tifozët ia kanë bërë me dije edhe drejtuesve, por vështirë se një gjë e tillë mund të pranohet nga Milani duke parë rëndësinë që ka përballja me Juventusin. E gjitha kjo vjen pas zërave të fundit që e lidhin Donaruman me Juventusin dhe tifozët i frikësohen gafave që mund të bëjë portieri.