Sistemi i arbitrimit në Itali ka marrë një goditje të fuqishme. Dy arbitrët që janë pjesë e Serie B për të ndarë drejtësinë në ndeshje, kanë dorëzuar në prokurorinë e Romës padinë kundër kolegëve të tyre.
Gjithçka lidhet me manipulimin që bëhet te komisioni i arbitrave teksa disa emra të caktuar marrin gjithmonë vlerësime të larta me qëllimin për t’u ngjitur në Serie A. Raporti i tregon të gjitha, ndërsa përpos denoncimit të dy arbitrave, Daniele Mineli dhe Nikolo Baroni, si prova të forta vijnë fotografi dhe disa thirrje telefonike që janë të regjistruara.