Hetuesit dalin në përfundime, Maradona u la 12 orë në gjendje të rëndë

Vdekja e legjendës botërore të futbollit, Diego Armando Maradonës më datë 25 nëntor të vitit të kaluar shokoi gjithë botën, por vazhdon ende të prodhojë të reja. Mjekët e tij janë ende në hetim në lidhje me trajtimin e bërë ndaj legjendës së futbollit dhe së fundmi kanë dalë pretendimet e prokurorisë.

Mësohet se mjekët e caktuar për të shqyrtuar arsyen e vdekjes së Maradonës dhe mjekimin e tij kanë dalë së fundmi në përfundim. Mësohet se në raport shkruhet se mjekimi i Maradonës nuk ka qenë i duhuri.

“I papërshtatshëm, i pamatur dhe i mangët”, – është përkufizimi i policisë gjyqësore për mjekimin e bërë ndaj Maradonës, ku përgjegjës kryesor është mjeku neurolog Leopoldo Luque.

Raporti zbulon gjithashtu se Maradona ishte sëmurë seriozisht 12 orë më parë.

Ai kishte paraqitur shenja të qarta agonie dhe pakontrolli të zgjatur të Maradonës. Kështu ata kanë konkluduar se Maradona nuk është monitoruar siç duhet nga ora 00:30, deri në mesditën e asaj dite, kur u nda nga jeta.

 

Leave a Reply