Shkëndija nikoqir në Gostivar, Renova në Tetovë!

Dy skuadrat nga Tetova, Shkëndija dhe Renova që ndajnë të njëjtën stadium, në kuadër të javës së 31-të do të jenë nikoqir të Struga Trim Lum, gjegjësisht Bellasicës, njofton “infOSport.mk”.

Mirëpo duke pasur parasysh se 3 xhirot e fundit të sezonit FFM ka vendosur që të zhvillohen në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin orar, i bie që njëra nga skuadrat, të luaj jashtë Tetovës.

Kështu Shkëndija, tashmë skuadra kampione e re e vjetër do të mirëpret Struga Trim Lumin në Gostivar, ndërkohë stadiumin e qytetit në Tetovë do ta shfrytëzojë Renova, që si vendas do të mirëpret skuadrën e fundit në tabelë, Bellasicën.

Shkëndija dhe Renova edhe në xhiron e fundit, atë të 33-të do të jenë nikoqir, ashtu që mbetet të shihet se cila prej këtyre dy skuadrave atë javë do të luaj në Tetovë dhe cila jashtë saj.

Shkëndija në ndeshjen e xhiros së fundit të këtij edicioni do të mirëpret FC Shkupin, ndërkohë Renova do të luaj kundër Rabotniçkit. (infOSport.mk)

Leave a Reply