Java e 31-të ndryshe nga herave tjera do të zhvillohet e gjitha gjatë ditës së shtunë, njofton “infOSport.mk”. Një nga ndeshjet më interesante të kësaj jave është ajo midis Shkëndijës dhe Struga Trim Lum, dy skuadrave shqiptare që me shumë gjasa mund të na prezantojnë në Europë. Shkëndija tashmë e ka të sigurtë pjesëmarrjen në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, derisa Struga Trim Lum po pretendon të bëjë mrrekullinë, duke siguruar një vend në garat eliminatore të Liga Europa.
Një skuadër tjetër që po pretendon të bëjë të njëjtën gjë, është edhe Makedonija GJ.P, që nesër do të jetë mysafir i FC Shkupit. Një ndeshje tjetër kjo që pritet me shumë interesim në opinionin tonë sportiv.
Për dallim nga 3 skuadrat e lartëpërmendura shqiptare, Shkëndija, FC Shkupi dhe Struga Trim Lum që do luajnë, apo edhe pritet të luajnë në Europë, Renova po lufton për mbijetesë. Skuadra e Qatip Osmanit nesër në Tetovë do të mirëpret Bellasicën, skuadër kjo që i shkaktoi një disfatë të rëndë në ndeshjen hapëse të stinorit pranveror. Kur këta të fundit më nuk kanë thuajse asnjë shans për të mbijetuar, Renova shihet si favorit absolut për të marrë 3 pikët e plota, që do shtonin shpresat e tyre për të vazhduar qëndrimin në mesin e më të mirëve edhe sezonin e ardhshëm.
Kur jemi tek mbijetesa vlen të theksohet se për të po luftojnë edhe dy ish skuadrat tjera kampione, Sileksi dhe Vardari.
“Kuqezinjtë” nga Shkupi do të zhvillojnë derbin lokal kundër Rabotniçkit, derisa Sileksi në Kratovë do të mirëpret Borecin.
Një ndeshje tjetër me shumë paqartësi pritet të jetë edhe ajo në Manastir, ku mejdanin do të ndajnë Pelisteri dhe Akademia Pandevi.
Të gjitha ndeshjet edhe këtë javë do të startojnë në ora 13:00, pavarësisht se nesër nuk do të jemi orë policore. (infOSport.mk)
LPFMV – Java 31 |
||||||||||||||||||
|