Mançester Siti është shumë afër ëndërrës së madhe, për të luajtur në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve. Një gjë të tillë skuadra angleze nuk kishte arritur asnjëherë më parë, ndërsa në rast se arrijnë ta fitojnë trofeun, futbollistët e Sitit do të shpërblehen nga Sheiku Mansour.
Sipas mediave në Britani, drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur të hapin qesen.
Futbollistët kryesor të ekipit si Kevin De Brujne, Rahim Sterling, Ilkay Gjundogan dhe trajneri Pep Guardila do të përfitojnë deri në 1 milion euro si shpërblim, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve do të fitojnë rreth 600 mijë euro në rast të se arrijnë të fitojnë trofeun e Ligës së Kampionëve. Shifra mbresëlënëse këto, e që mund të bëhen realitet në rast se Siti fillimisht kalon me sukses Paris Sen Zhermenin në gjysmëfinale, që më pas të mund fituesin nga përballë Çelzi – Real Madrid.
Kujtojmë Siti në ndeshjen e parë të zhvilluar në Paris kishte shënuar fitore 2:1, ndërkohë ndeshja midis Real Madridit dhe Çelzit në Spanjë ishte mbyllur me barazim 1:1.