Me Sedlloskin, FC Shkupi nuk njeh disfatë 3 ndeshje me rradhë!

Pas dy fitoreve të njëpasnjëshme kundër Borecit, gjegjësisht Rabotniçkit, FC Shkupi në mesjavë u ndal me barazim pa gola në transfertën kundër Struga Trim Lum, njofton “infOSport.mk”.

Për më tepër skuadra nga Çairi në këto 3 ndeshje ka ruajtur rrjetën të paprekur, ndërsa kjo është edhe meritë e trajnerit të ri Goce Sedlloski, i cili ka dhënë vlerësimin e tij edhe në këtë aspekt.

“Mirë, mbrojtja fillon lartë nga sulmi, kur duhet të mbrohemi, të gjithë duhet të mbrojmë dhe kur sulmojmë, sulmojmë të gjithë. Po luajmë futboll kolektiv njëri për tjetrin, në bisedë me futbollistët më kanë thënë se nuk kanë stërvitur ashtu siç duhet mirë, por normalisht se tani nuk kamë kohë të bëjë shumë ndërhyrje, por do ta potencoj edhe një herë se nëse ky ekip përgatitet mirë ka një potencial të madh te ta për të arritur më shumë”, ka thënë Sedlloski.

Ndeshjen e rradhës FC Shkupi do ta zhvillojë me 1 maj kundër Makedonija Gj.P, një tjetër skuadër kjo pretendente për një vend në ndeshjet e Liga Europa. (infOSport.mk)

Leave a Reply