Kylian Mbappe do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Lens në kuadër të javës së 35-të në Ligue 1, mirëpo i njëjti me shumë gjasa do të luaj në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Mançester Sitit.
Mungesa e tij e nesërme rriti shqetësimet se francezi nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e së martës kundër skuadrëssë Pep Guardiolas, mirëpo ka qenë gazetari i “Europe1” dhe “Sportiplex”, Morinerie, i cili është i afërt me klubin e PSZH-së, që ka konfirmuar se Mbappe do të paraqitet ndaj skuadrës angleze.
Sipas gazetarit francez, Mbappe ka kontraktuar muskulin, por që pas analizave të mëtejshme nuk është diçka serioze.
Për rikuperim, atij i duhet vetëm pushim dhe masazh, ashtu që i njëjti do të jetë i gatshëm për të ndihmuar ekipin e tij në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, atë kundër Mançester Sitit.
Kujtojmë PSZh në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Parkun e Princërve” kishte pësuar disfatë 2:1, ashtu që do të duhet të luftojnë shumë për të përmbysur rezultatin dhe për të kaluar në finalen e madhe.