Xherdan Shaqiri me shumë gjasa gjatë merkatos së verës do të largohet nga Liverpulli. Ende nuk dihet se cili do të jetë destinacioni i tij i rradhës, edhe pse interesimi nga skuadra të ndryshme në drejtim të tij nuk mungon.
Interes më të madh kohët e fundit ka shfaqur Lacio. Igli Tare, që është edhe drejtor sportiv te klubi kryeqytetas po mendon lëvizjen, për të mbërritur te Shaqiri, në mënyrë që ta bindë këtë të fundit të veshë fanellën bardhekaltër.
29-vjeçari e njeh Serinë A, pasi në të kaluarën ka qenë pjesë e Interit, ku gjithashtu tregoi paraqitje të mira.
Shaqiri ka kontratë me Liverpulin deri në verën e vitit 2023, por për shkak të hapësirave të pakta, lojtari ka vendosur të largohet, ndërkohë që klubi anglez për ta lënë të lirë kërkon të paktën 14 milionë euro.