Ditën e sotme në Nion të Zvicrës, është hedhur shorti për eliminatoret e Botërorit të femrave që do të zhvillohet në vitin 2023. Përfaqësuesja e Maqedonisë do të luaj në grupin “D”, së bashku edhe me Anglinë, Austrinë, Irlandën e Veriut, Letoninë dhe Luksemburgun.
Ndërkohë edhe kombëtarja shqiptare e femrave ka mësuar kundërshtarët, teksa goglat vendosën që vazhat “kuqezi” të jenë në grup të njëjtë me motrat e tyre nga Kosova. Që të dyja këto përfaqësuese shqiptare do bëjnë gara në grupin “F”, së bashku edhe me Poloninë, Norvegjinë, Belgjikën dhe Armeninë.
Ndeshjet kualifikuese do të nisin në muajin shtator të këtij viti, teksa një kualifikim i Maqedonisë, Shqipërisë, apo edhe i Kosovës, shihet shumë i vështirë, duke parë edhe kundërshtarët që kanë në grup.
Fushata eliminatore do të nisë në muajin shtator të këtij viti dhe do të përfundojë në shtator të vitit 2022. Ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, ku 9 vendet e para do të kualifikohen direkt, ndërsa dy vendet e mbetura do të kalojnë në fazën play-off, që do të zhvillohet në muajin tetor 2022.
🥁 The European qualifying group stage draw for the 2023 #FIFAWWC 🌍 pic.twitter.com/XC7XWNhEci
— FIFA Women's World Cup (@FIFAWWC) April 30, 2021