Viljareali fitoi Arsenalin, megjithatë “topçinjtë” kanë ende shpresa (VIDEO)

Për dallim nga Junajtedi, që sonte e mbylli me goleadë ndeshjen e parë gjysmëfinale të Liga Europa, duke mundur Romën me shifrat 6:2, skuadra e dytë përfaqësuese e Anglisë në këtë fazë të këtij kompeticioni, Arsenali, u mund 2:1 në transfertën në Spanjë nga Viljareali, njofton “infOSport.mk”.

Pjesa e parë foli në të mirë të spanjollëve, që në pushim shkuan me epërsinë 2:0. Vetëm pas 5 minutave lojë, Trigueros, u gjind më së miri në zonën kundërshtare dhe me një të djathtë të fuqishme, arriti që të mposhtë portierin e Arsenalit, Leno.

Ky i fundit kapituloi edhe në minutën e 29-të, kur ish mbrojtësi i Real Madrid Raul Albiol, nga afërsia duke shfrytëzuar hutinë në mbrojtjen e “topçinjëve” shënoi edhe golin e dytë.

Pepe në minutën e 34-të përfitoi një penalti në moment të parë, mirëpo pas protestave të futbollistëve vendas dhe risihikimit të rastit në VAR, arbitri kryesor ndryshoi mendje, duke treguar vetëm goditje indirekte në favor të skuadrës vendase, për shkak se Pepe i Arsenalit kishte prekur topin me dorë.

Megjithatë në pjesën e dytë, Arsenali vërtetë përfitoi një penalti, edhe pse e dyshimtë, të cilën në gol më pas e shndërroi po Nikollas Pepe.

Vlen të theksohet se të dyja skuadrat këtë ndeshje shumë të luftuar e mbyllën me nga 10 futbollistë në fushë, pas përjashtimeve të Sebajos (57’) dhe Kapue (82’)

Ndeshja e kthimit në “Emirates Stadium” në Londër, në program është pas një jave. (infOSport.mk)

Leave a Reply