Ndeshja e javës së 31-të midis Ballkanit dhe Llapit në Superligën e Kosovës doli të jetë shumë e tensionuar. Futbollistët dhe stafet e të dyja skuadrave janë konfrontuar njëra me tjetrën në fushë, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes nuk kanë munguar akuzat nga të dyja taboret.
Klubi i Ballkanit ka akuzuar se Bekim Lulliqi, pjesë e stafit teknik të kryetrajnerit Tahir Batatina, ka goditur njërin prej futbollistëve të skuadrës nga Suharreka, gjë të cilën e dëshmon edhe përmes një videoje.