Një super ndeshje u zhvillua sonte në “Olld Traford”, aty ku Mançester Junajtedi demoloi Romën e Fonsekës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Liga Europa, duke e mundur me rezultatin 6:2, njofton “infOSport.mk”. Pjesa e parë nuk paralajmëroi një fund të tillë, kjo pasi ishte “Ujkesha Romake” që në pushim shkoj me epërsinë 2:1. Madje vlen të përmendet se në 45 minutëshin e parë, trajneri Fonseka ishte i detyruar që të bëjë 3 zëvendësime, që të gjitha për shkak dëmtimeve të futbollistëve.
Ndryshe “Djajtë e Kuq” avansuan të parët në këtë ndeshje, me golin e shënuar me shumë klas nga ana e Bruno Fernandesh që në minutën e 9-të.
Kundërpërgjigjja e skuadrës italiane erdih 6 minuta më pas, kur Pellegrini shënoi nga pika e bardhë, derisa EdinXheko në minutën e 34-të u përkujdes për përmbysje të plotë të rezultatit, duke i mundësuar skuadrës së tij që në pushim të shkojë me avantazhin e një goli.
Megjithatë kjo nuk përbënte problem për të përzgjedhurit e trajnerit Solskjaer, të cilët në 45 minutëshin e dytë realizuan plotë 5 gola.
Gjithçka nisi me dopietën e Edinson Kavanit, i cili shënoi në minutat e 48-të dhe 64-të, për ta vazhduar atë seri, Bruno Fernandesh me golin e dytë personal dhe të katërtin për skuadrën angleze në minutën e 71-të, kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.
Nuk vonoi shumë dhe 4 minuta më vonë, Poll Pogba me kokë shënoi edhe golin e 5-të në rrjetën e miqve nga Italia, ndërkohë rezultatin përfundimtarë të këtij takimi, Mançester Junjated 6, Roma 2, e vendosi rezervisti Grinvud me golin e realizuar në minutën e 86-të.
Një fitore kjo shumë e thellë e “Djajve të Kuq”, që mund të thuhet se me një këmbë veçse e shohin veten në finalen e madhe, aty ku për një vend, po në tokën angleze, në Londër, pas një jave do të diskutojnë Arsenali dhe Viljareali.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave sonte u mbyll me fitoren minimale 2:1 të “Nëndetëses së Verdhë”. (infOSport.mk)