Me titullin e siguruar matematikisht të dielën, Shkëndija nuk ndaloi dot ritmin, ashtu që të mërkurën në cilësinë e mysafirit mundi Rabotniçkin me shifrat 5:3, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse vendasit kërkonin fitore që do t’i mbante në garë për dalje në Europë, Shkëndija nuk kalkuloi fare, duke luajtur për vete për t’i qëndruar besnik përcaktimit për respektim të kampionatit deri në fund.
Takimi nuk nisi mirë për “kuqezinjtë” nga Tetova, pasi një gabim i portierit Zahov në minutën e dytë, i mundësoi Mario Stankovskit të shënojë për epërsi të vendasve. Hebaj dhe Elezi kërkuan të përgjigjen, por barazimi do të vinte në tentimin e tretë, kur Alimi harkoi nga këndi në shtyllën e parë, ndërsa braziliani IgorDa Silva Vanderson me kokë solli barazimin1:1 pas 19-të minutave lojë.
Përmbysja e plotë do të vinte vetëm tre minuta para fundit të pjesës së parë, kur vertikalizimi i Alimit për Elezin, vuri në vështirësi portierin vendas, Jankov, që reagoi dobët, duke lëshuar topin nga duart, ndërsa dyshimet nëse topi kishte kaluar vijën fatale i shuajti Rubin Hebaj që përcolli topin brenda dhe Shkëndija shkon në pushim me epërsi 2:1.
Në startin e pjesës së dytë vendasit nisin më të vendosur dhe sjellin disa kërcënime, kur fillimisht shtylla shpëtoi mysafirët nga Tetova edhe nga pësimi i golit të dytë, kurse në vazhdim Zahov kontrolloi tentimin e Ristovskit.
Megjithatë një dekocentrim në minutën e 69-të i mundësoi Gjurgjeviqit të barazojë shifrat në 2:2. Pas këtij goli, vendasit fituan motiv për të kërkuar fitore dhe me këtë lanë hapsira për kundërsulme të Shkëndijës.
Pikërisht këtë e shfrytëzuan djemtë e Ernest Gjokës, kur në minutën e 82-të sjellin aksion model, duke nisir nga portieri Zahov, me Muratin e Lumën që nxjerim topin përpara, ndërsa asisti i përkryer me kokë nga Besart Ibraimi me gol kurorëzohet nga Valmir Nafiu për epërsi të re të Shkëndijës, 3:2.
Katër minuta para fundit u mbyll historia e kësaj ndeshje edhe pse do të shihnim edhe tre gola. Fillimisht me karton të dytë të verdhë pas startit ndaj Nafiut me të kuq përjashtohet Kirovski, ndërsa nga gjuajtja e lirë një super gol për 4:2 shënoi Armend Alimi.
Nxitjet nuk do të mernin fund këtu, pasi në të 89-ën perlës së Alimit iu kundërpërgjigj Stefan Jevtoski, i cili nga gjuatja e lirë realizoi një gol të bukur për rezultat, 3:4.
Vendasit dolën para në kohën shtesë edhe me portierin Jankov në kërkim të barazimit 4:4, por gjërat shkuan ndryshe dhe rezultati final doli të jetë 3:5 në të mirë të Shkëndijës. Kamer Qaka nxorri një top para, ndërsa Besart Ibraimi nga distanca drejtoi topin në portën e zbrazët për golin e 21-të personal në këtë kampanjë dhe kryesimin e listës së golashënuesve.
Si duket në fund të sezonit, edhe zyrtarisht Shkëndija dhe Ibraimi do festojnë titujt numër 4.