Shkëndija nuk ndërron shpejtësinë edhe në kushte kur titulli i kampionit matematikisht është hipotekuar nga kjo skuadër. Kuqezinjtë në kuadër të xhiros së 30-të performuan në nivel të një kampioni, duke e deklasuar në Shkup skuadrën e Rabotniçkit me rezultatin 5:3.
Ashtu si të dielën me Borecin ekipi shihte veten në negativë, për të sjellë në vazhdim triumf bindës. Da Silva, Hebaj, Nafiu, Alimi e Ibraimi ishin autorë të golave në triumfin e 21 të Shkëndijës në këtë kampanjë.
Ishte kjo fitorja e parë për Shkëndijën këtë edicion, pas dy barazimeve të njëpasnjëshme.
“Ne nuk e shofim këtë rezultat në prizmin e hakmarrjes ndaj Rabotniçkit për dy ndeshjet e fundit mes veti, pasi ne e kemi ndërtuar këtë ndeshje për të treguar që jemi më të mirët dhe jemi më të mirët. Por që të jesh më i mirë duhet ta fitosh kundërshtarin brenda fushës së vet. Dhe ne sot e treguam këtë, që ne jemi më të mirët dhe edhe brenda fushës së Rabotniçkit, ne sot e mundëm këtë ekip që është ekip i fortë dhe ka bërë mirë gjatë gjithë kampionatit” – është shprehur trajneri Ernest Gjoka pas përfundimit të ndeshjes.