Klubi i Llapit ka reaguar ashpër pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes Ballkani – Llapi.
Suharekasit e kanë mbyllur pjesën e parë me epërsi 1:0, shkruan Gazeta Olle.
Mirëpo, ka pasur përleshje mes futbollistëve, ku edhe dy prej tyre u ndëshkuan me karton të kuq.
Në postim thuhet se janë sulmuar futbollistët dhe zyrtarët e klubit, e presioni është i vazhdueshëm nga shikuesit.
Postimi i plotë nga KF Llapi:
Përfundon pjesa e parë:
FC Ballkani – KF Llapi 1:0
Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo në Serbi!
Kjo është turpi i vitit 2021, turpi i futbollit!
Sulmohen zyrtarët dhe futbollistët e Llapit, ka presion të vazhdueshëm nga shikuesit jashtë stadiumit që kalojnë mbi 300 të pranishëm!