Struga Trim Lum sot do të zhvillojë ndeshjen e parë finale nga gjithsej 4, njofton “infOSport.mk”. Pengesa e parë europiane për ekipin strugan do të jetë FC Shkupi, skuadër kjo që aktualisht ndodhet në pozitën e dytë dhe me gjasa të mëdha që sërish të luaj në Europë.
Duke pasur parasysh se Shkëndija veçmë ka siguruar titullin kampion, atëherë do të ishte një mrrekulli nëse edhe Struga Trim Lum, bashkë edhe me FC Shkupin do të siguronin pozitat 2 dhe 3 dhe do të fitonin të drejtën për të luajtur në garat e Liga Europa.
Një gjë të tillë e beson edhe një ndër futbollistët e talentuar të Struga Trim Lum, Abdylhadi Jahja, i cili në ndeshjen e fundit të zhvilluar në Shkup, kishte shënuar golin e fitores për ekipin strugan.
“Na pret një ndeshje e veshtirë, ndeshje e cila na vlen shumë për vendin e tretë dhe plasmanin ne Europë. Jemi të gatshëm deri në maksimum, do të luftojmë deri ne sekondën e fundit që pikët të mbesin në Strugë” – është shprehur Abdylhadi Jahja për faqen zyrtare të klubit strugan.
Kujtojmë në dy ndeshjet tjera të këtij edicioni, Struga Trim Lum kishte dalë fituese përballë FC Shkupit.