Ndeshja e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve midis Real Madridit dhe Çelzit është mbyllyr me barazim 1:1, ashtu që emri i skuadrës udhëtuese për në finalen e madhe të Stambollit do të vendoset vetëm në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në Londër pas një jave (05.05), njofton “infOSport.mk”.
Pjesa e parë ishte shumë më e mirë dhe pikërisht në këtë gjysëmlojë shikuesit patën mundësinë të shohin futboll, ndërsa një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për 45 minutëshin e dytë, që doli të jetë shumë i dobët.
Çelzi e nisi ndeshjen me shumë vetëbesim, duke sulmuar që nga starti, ndërsa vetëm pas mungonte që Timo Verner në minutën e 9-të të shënonte golin e parë në rrjetën e Kurtua, i cili me një intervenim bravuroz nuk lejoi gëzimin e gjermanit.
Megjithatë gardiani belg nuk arriti që të ndalë dot amerikanin, Pulishiç, i cili në minutën e 14-të bëri një shëtitje të bukur brenda zonës madrilene, duke i qerasur në fund edhe me një gol në rrjetën e tyre.
Çelzi edhe pas këtij goli sulmonte, mirëpo pa rrezikuar më konkretisht portën e Kurtua, ndërsa shkëndijat e para në anën tjetër erdhën përmes Karim Benzema, i cili me të majtën e tij goditi pjesën e jashtë të shtyllës.
Kjo goditje e francezit ishte si një paralajmërim për golin e minutës së 29-të, të shënuar po nga Benzema. Numri 9 i madrilenëve mjaft mirë reagoi në zonën kundërshtare, dhe pasi qetësoi topin me kokë, në mënyrë akrobatike shënoi një super gol, që u tregua edhe si goli i fundit i këtij takimi të zhvilluar në stadiumin “Alfredo di Stefano”.
Kësthtu akti i parë në tokën spanjolle u mbyll me barazim, mirëpo një gjë e tillë nuk do të pranohet edhe në ndeshjen e kthimit të 5 majit në “Stemford Brixh”, pasi në atë ndeshje patjetër do të duhet të kemi një fitues. (infOSport.mk)