Disfata e fundit kundër Struga Trim Lum, rivalit të drejtëpërdrejtë për pozitën e tretë që siguron një vend për në arenën ndërkombëtare, i ka kushtuar me shkarkim trajnerit Zhikica Tasevski. Ky i fundit vendosi të largohet nga rradhët e Makedonija GJ.P, ndërsa vendin e tij e zuri ish trajneri i kësaj skuadre, Aleksandar Tanevski, njofton “infOSport.mk”.
Një vendim i mirë ky i drejtuesve të skuadrës shkupjane, duke pasur parasysh se skuadra ka nevojë për një njeri që njeh mirë skuadrën dhe atmosferën brenda saj. Me Tanevskin, Makedonija GJ.P do të kërkojë të mbajë pozitën e tretë, në të cilën ndodhet aktualisht.
Kur kanë mbetur vetëm edhe 4 xhiro deri në fund, Makedonija GJ.P numron 48 pikë, vetëm një më shumë se Struga Trim Lum, ndaj së cilës skuadër edhe kishte pësuar së fundmi në terren të vetë me shifrat 2:3.