Shkëndija 4 xhiro para përfundimit të edicionit 2020/2021 është shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut në futboll, njofton “infOSport.mk”. Është ky titulli i katërt kampion për ekipin “kuqezi” nga Tetova, dhe i pari nën drejtimin e trajnerit Ernest Gjoka.
Shkëndija e tij sot në Tetovë mundi Borecin me rezultatin 3:1, duke bërë që festa “kuqezi” të shpërrthejë menjëherë pas ndeshjes.
Pjesa e parë nuk nisi mirë për “kuqezinjtë”, pasi një autogol i Egzon Bejtullait bëri që Shkëndija në pushim të shkojë me disavantazh prej 1:0.
Megjithatë në pjesën e dytë Shkëndija u rikthye në identitet, ndërsa kur ndodh një gjë e tillë, atëherë dihet se “kuqezinjëve” nuk mund të ju bëjë ballë asnjë skuadër, përfshirë këtu edhe Borecin.
Bomberi kërçovarë, Besart Ibraimi shënoi golin e parë për Shkëndijën në minutën e 69-të, duke sjellë simetri në rezultat, ndërsa gëzimin e parë “kuqezi” në këtë ndeshje, e solli Rubin Hebaj, thuajse në të njëjtën minutë.
Ndërkohë rezultatin përfundimtarë, Shkëndija 3, Boreci 1, e vendosi Mevlan Murati në minutën e 72-të.
Menjëherë pas fërshëllimës së fundit të arbitrit kryesor, filloi festa “kuqezi”, e cila vazhdoi edhe më pas bashkë me “Ballistët” që festonin jashtë stadiumit. (infOSport.mk)