FC Shkupi ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen e vlefshme të javës së 29-të kundër Rabotniçkit, duke qenë shumë afër konfirmimit të vendit të dytë, kjo pasi Shkëndija të dielën edhe zyrtarisht u shpallë kampione e Maqedonisë së Veriut, njofton “infOSport.mk”.
FC Shkupi që nga fillimi i ndeshjes u konfirmua si skuadra më e fortë në terren, kjo falë posedimit të topit dhe lojës që po bënin futbollistët me fanella “bardhekaltër”.
Mirëpo pavarësisht inciativës që kishin, futbollistët e FC Shkupit rastin e parë më serioz e regjistruan në minutën e 30-të përmes sulmuesit Rexhinaldo.
Nuk vonoi shumë dhe Adem ishte futbollisti i rradhës që u kanos në drejtim të portës së mysafirëve, mirëpo në këtë rast shtylla shpëtoi portierin Jankov.
I njëjti futbollistë u kanos edhe njëherë tjetër gjatë pjesës së dytë, mirëpo kësaj rradhe goditja e tij shkoi mbi portë, derisa në anën tjetër Mario Stankovski me një goditje të plogësht tentoi të mposht portierin Naumovski, mirëpo pa sukses.
Kështu pjesa e parë u mbyll me barazim, ndërsa në pjesën e dytë regjistruam 3 gola, mirëpo që realisht vetëm dy prej tyre ishin të rregullt.
Mysafirët nga Parku i Qytetit shënuan në minutat e para të pjesës së dytë me anë të sulmuesit Stankovski, mirëpo i njëjti u gjend në pozitë jashtë loje, ashtu që goli i tij u anulua.
Pas këtij goli të anuluar rimti i lojës ra nga ana e të dyja skuadrave, që më shumë u përqëndruan në mbrojtje. Megjithatë 10 minutëshi i fundit doli të jetë me shumë fat për vendasit, që shënuan dy gola në rrjetën e Jankovit.
Fillimisht në minutën e 79-të Matej Cvetanoski shënoi një gol me kokë pas harkimit të Alvarez nga gjuajtja e lirë, ndërkohë 10 minuta më pas shënoi edhe Besar Iseni, i cili shfrytëzoi daljen e portierit mysafir për të shënuar nga një distancë e madhe, për rezultat final, FC Shkupi 2, Rabotniçki 0.
Pas 29 javëve kampionat, FC Shkupi me 55 pikë ndodhet në pozitën e dytë, ndërkohë Rabotniçki mbetet në vendin e 5-të me 41 pikë dhe larg ëndërrës europiane. (infOSport.mk)