Rritja e ndjeshme e numrit të infektuarve me Koronavirus në Gjermani nuk kursen as Bundesligën, kur kanë mbetur edhe pak javë nga mbyllja e garës. Për këtë arsye, Federata Gjermane e Futbollit ka vendosur që të karantinojë skuadrat e elitës dhe të Bundesligës 2, që kampionati të mund të mbyllet në mënyrë të sigurt.
Karantina e Bundesligës do të jetë në disa faza. E para do të fillojë në 3 maj, me lojtarët dhe stafet teknike që do të duhet t’u nënshtrohen tamponëve të shpeshtë, duke shmangur udhëtimet e panevojshme. Kjo do të thotë se ata nuk duhet të shkojnë në vende të tjera përveçse në banesa, qendra sportive dhe stadiume.
Nga data 12 prill, megjithatë, skuadrat do të grumbullohen në qendrat sportive, siç ndodhi në pranverën e vitit 2020, kur Bundesliga ishte kampionati i parë i madh europian që rifilloi pas bllokimit.
Në fund të majit, në prag të Kampionatin Europian, lojtarët do të çlirohen përfundimisht nga karantina.