Super lajm për tifozët e Milanit mbrëmjen e sotme, teksa skuadra “kuqezi” nga Milano ka njoftuar se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me gjigandin suedez, Zlatan Ibrahimoviç.
Sulmuesi i Kombëtares së Suedisë me origjinë boshnjake po shkëlqen këtë vit me Milanin në Serie A, aty ku mban epitetin e golashënuesit më të mirë te “kuqezinjtë”, me të cilën fanellë regjistron edhe më shumë paraqitje në Itali.
Këtë edicion në Serie A, Ibrahimoviç në 17 ndeshje ka realizuar 15 gola, ndërsa në përgjithësi me fanellën “kuqezi” ka të shënuar 84 gola në 130 paraqitje.
Ibra ka rinovuar kontratën deri në fund të sezonit 2021-2022.