Tani Superliga bëhet realitet! 12 klube prestigjioze të futbollit Europian sot njoftuan bashkërisht një marrëveshje për të formuar një garë të re të futbollit në mesjavë, “Superliga”, e qeverisur nga Klubet Themeluese.
Milan, Arsenal, Atletiko Madrid, Çelzi, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpull, Mançester Siti, Mançester Junajted, Real Madrid dhe Totenham janë bashkuar të gjithë si Klube Themeluese.
Tre klube të tjera, si Bajern Munih, Lajpcig dhe Porto pritet të bashkohen si Klube Themeluese përpara sezonit përurues, i cili pritet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur.
Në të ardhmen, Klubet Themeluese presin që të këshillohen me UEFA dhe FIFA në mënyrë që të punojnë së bashku dhe të bashkëpunojnë për të arritur rezultatet më të mira të mundshme për ligën e re dhe për futbollin në tërësi.