Shkëndija e Tetovës pas pak në Strumicë në stadiumin “Bllagoj Istatov” do të përballet me Bellasicën në ndeshjen e vlefshme të javës së 28-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”.
Për shkak 5 kartonëve në këtë ndeshje do të mungojë bomberi i “kuqezinjëve”, Besart Ibraimi, ndërsa për të njëjtën arsye edhe sulmuesi i talentuar Dashmir Elezi si dhe trajneri, Ernest Gjoka.
Ky i fundit tashmë ka zbuluar edhe formacionin, i cili duket shumë i fortë në repartin e mbrojtjes, me 4 standarde, Murati-Paviç në krahë dhe Bejtullai-Krivak në qendër, të cilët do të veprojnë para portierit Zahov.
Alimi dhe Zejnullai do të manovrojnë në mesfushë, ndërsa ndërsa pas treshes sulmuesi Hebaj, Nafiu, Da Silva, si mesfushorë më i avansuar do të luaj Florent Ramadani. (infOSport.mk)