Pas 16 sezonesh tek Real Madrid, mbrojtësi Serhio Ramos me shumë mundësi në fund të sezonit do të largohet nga madrilenët, teksa çështje për tu zgjidhur është dhe kontrata e 35 vjeçarit i cili deri tani nuk ka rinovuar ende.
Sipas mediave spanjolle, Ramos ka refuzuar rinovimin e kontratës me madrilenët teksa ka pasur edhe një debat të shkurtër me presidentin e klubit, Fiorentino Perez, i cili dyshohet se i është drejtuar spanjollit me fjalët ‘’Ne duhet të planifikojmë që sezonin e ardhëm të bëjmë pa ty’’.
Nuk mungojnë dhe ofertat e klubeve europiane për mbrojtësin spanjoll, ku ndër to dy klubet e mëdha PSZh-ja e Poçetinos dhe Liverpulli i Jurgen Klop.
Nuk dihet ende e ardhmja e tij, por një gjë është e sigurte se qendërmbrojtësi spanjoll nuk do të luajë për madrilenët sezonin tjetër.