Sulmuesi me origjinë shqiptare, Leon Dajaku, është një futbollist i gjigandëve të Bajern Munih, por që aktualisht në formë huazimi po luan tek skuadra e Union Berlinit.
Në një intervistë për median gjermane “AFTV”, sulmuesi Dajaku i pyetur se cila gjuhë flitet në Kosovë, u shtang për një moment dhe u përgjigj me fjalën “gjuha kosovare”.
Gabimi në të shprehur i sulmuesit të ri ka rënë në syrin e shumë fansave të cilët e kanë kritikuar atë për mënyrën e të shprehurit, pasi në trojet shqiptare flitet gjuhë e pastërt shqipe.
20 vjeçari shihet si një sulmues me të ardhme të ndritur, teksa është aktivizuar për ekipin e 19 vjeçarëve të Gjermanisë. Ai pikërisht në këtë intervistë në pyetjen nëse do përfaqësonte Kosovën, apo Shqipërinë, zgjodhi Gjermaninë, duke ju dhënë fund shpresave se mund të luaj për përfaqësuesen kosovare, apo edhe kombëtaren shqiptare.