
Juventus dhe Çelzi po mendojnë të kryejnë një shkëmbim gjatë merkatos së verës, raportojnë mediat në Angli. Drejtuesit e të dyja skuadrave të njohura europiane janë gati të finalizojnë një shkëmbim Aleks Sandro-Emerson Palmieri.
Braziliani i Juventusit duket se është lodhur me qëndrimin në Serie A dhe kërkon të ndryshojë ambient. Çelzi e ka ndjekur prej kohësh mbrojtësin e Juves dhe tashmë duket se gjithçka është e mundur për të realizuar kalimin e tij në “Stemford Brixh”.
Në anën tjetër krejt ndryshe qëndron situata rreth Emerson Palmieri. Mbrojtësi italian po gjen shumë pak hapësira te Çelzi, dhe i njëjti po kërkon rikthimin në Serie A, aty ku edhe shkëlqeu me fanellën e Romës.