Ish-sulmuesi francez, Xhibril Sise pas një karriere të suksesshme në Europë, ka vendosur t’i surprizojë të gjithë duke u rikthyer në futbollin e luajtur në moshën 39 vjeçare.
Sise ka pranuar të luajë në kampionatin amerikan të futbollit, tek skuadra e Panathinaikos Çikago. 39 vjeçari ka luajtur si sulmues i grekëve të Panathinaikosit në vitet 2009-2011, dhe pronarët e Çikagos e kanë menduar si një rikthim të tij në skuadër, por kësaj radhe në Amerikën e largët.
Karriera e Sise në futbollin europian është shumë e pasur, teksa është aktivizuar me skuadra, si: Liverpulli, Marseja, Panathinaikos dhe Lacio, duke arritur të shënojë 272 gola gjatë gjithë karrierës së tij.
Për herë të fundit Sise u aktivizua tek skuadra e Yerdon Sport në nivelin e tretë zviceran, ku arriti të shënojë plot 24 gola në 28 ndeshje në sezonin 2017-2018.