Pasi prekën finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë, nga tabori i Vllaznisë së Shkodrës kanë marrë një super lajm. Skuadra shkodrane, në rradhët e së cilës luajnë edhe dy futbollistët shqiptarë nga Maqedonia, Murat Adili dhe Demir Imeri,
ka marrë licencën për pjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA-s dhe FSHF-së, për sezonin 2021-2022.
Lajmi është konfirmuar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka ndarë me ndjekësit në faqen zyrtare, edhe shkresën e mbërritur nga FSHF, ku konfirmohet licencimi.
POSTIMI I VOLTANA ADEMIT:
“Dua të ndaj me të gjithë një lajm fantastik: Ekipet e Vllaznisë, të vajzave dhe djemve, janë licensuar për pjesëmarrjen në Kupat e Europës! Është kurorëzim i përpjekjeve të përbashkëta të disa faktorëve, të cilët unë dua ti falenderoj me zemër!
Pavarësisht pengesave, të gjithë bashkë ne i kapërcyem ato, duke plotësuar kriteret e licensimit të vendosura nga UEFA”.