Lionel Mesi është bërë protagonist në Amerikën Latine teksa ka ndihmuar në sigurmin e një numri prej 50 mijë vaksinash, që do të nevojiten për vaksinimin e të gjithë futbollistëve në prag të kompeticionit të madh të Kupës së Amerikës së Jugut.
Me anë të tre fanellave të dhuruara drejtorëve të firmës kineze të vaksinave “Sinovak”, Mesi ka bërë të mundur sigurimin e një doze të konsiderueshme vaksinash për vendet e origjinës së tij.
“Drejtorët e Sinovah shprehën admirimin e tyre për Lionel Mesin, i cili me mirësi dërgoi tre fanella të nënshkruara për ta”, u shpreh në “Twitter”, kreu i federatës së futbollit në Amerikën e Jugut, Gonzalo Beloso.
Vaksinimi do të fillojë nga kategoria e parë në futbollin argjentinas dhe më pas do të shtrihet në të gjithë kontinentin, ku synimi është që të vaksinohen të gjithë futbollistët. Virusi në Amerikën e Jugut është përhapur në masë të gjerë, teksa Uruguai është vendi më i prekur me 1 mijë raste në ditë për 1 milion banorë.