UEFA po e mendon seriozisht ndryshimin e rregullores për golin jashtë fushe. Kjo temë u hap sërish, pasi PSZh eliminoi skuadrën e Bajern Munih në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, pasi dy ndeshjet u mbyllën me rezultatin e përgjithshëm 3:3.
“Daily Telegraph” raporton se kjo çështje tani po diskutohet në nivel zyrtar dhe së shpejti mund të kalojë për votim në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s.
Sugjerimi fillestar është që të hiqet rregulli në tërësi, veçanërisht tani që po luhet me stadiume të zbrazëta dhe ndryshimi mes ndeshjeve brenda e jashtë është minimal.
Opsioni tjetër është që të paktën golat jashtë fushe të mos merren në konsideratë kurse ndeshjet yë shkojnë në shtesa, pas rezultateve të barabarta në dy 90-minutëshat.
Juventusi e pësoi kështu me Porton, pasi fitoi në kthim 2:1 dhe në shtesë rezultati shkoi 3:2 dhe me gol fushe portugezët kaluan në çerekfinale, aty ku mbrëmë u eliminuan nga Çelzi.