Sulmuesi francez, Usmane Dembele, ka refuzuar rinovimin e kontratës me skuadrën e Barcelonës, teksa shkak mund të jenë bërë zërat për një transferim të tij tek skuadra e Paris Sen Zhermen.
Dembele, të cilit i skadon kontrata në qershor të vitit 2022 ka refuzuar të rinovojë kontratën me “katalunasit”, edhe pse i njëjti merr plot 12 milion euro në sezon.
Sipas mediave në Spanjë, emri i sulmuesit francez është lidhur më një transferim të tij të mundshëm në Francë tek PSZh-ja, pasi dhe në kampin tjetër e ardhmja e Mbappes është e paqartë dhe Dembele cilësohet si zëvendësuesi perfekt i bashkëkombësit të tij.