Trajneri i Portos, Serxhio Koinseisao, pas ndeshjes së zhvilluar ndaj Çelzit mbrëmjen e kaluar në stadiumin “Ramon Sançez Pizhuan” të Seviljës, ka akuzuar hapur trajnerin e londinezëve, Tushel.
“Trajneri i tyre më ofendoi!” – ka thënë strategu porugez në Konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes.
Nuk dihet motivi dhe pse ka ndodhur një gjë e tillë, mirëpo ajo që u vërejt, ishte se Koinseisao vërtetë dukej mjaft i revoltuar.
Ndryshe Porto e tij edhe pse triumfoi me rezultatin minimal 1:0 falë një eurogoli të shënuar nga Terami, në fund u eliminua, kjo për shkak se në ndeshjen e parë të zhvilluar po në stadiumin “Ramon Sançez Pizhuan” të Seviljës, mirëpo në cilësinë e nikoqirit kishte humbur me shifrat 2:0.