Një episod i veçantë është regjistruar në minutën e 10-të të ndeshjes së Giresunspor dhe Ankara Keçiorenguçu në kuadër të Ligës së Parë Turke.
Duke pasur parasysh se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, të shumtë janë futbollistët musliman që agjërojnë gjatë kësaj periudhe.
Të njëjtën gjë bëjnë edhe futbollistët e Ankara Keçiorenguçu, të cilët menjëherë pas thirrjes së ezanit në minutën e 10-të, kanë qëndruar për pak minuta dhe kanë ngrënë iftarin për rreth vijave kufizuese të fushës.
🕌 GZT Giresunspor – Ankara Keçiörengücü maçında yaşanan sakatlık ile ezan saati denk gelince, oyuncular maç sırasında oruçlarını açtı. #beINSPORTS pic.twitter.com/Fec6Q5ERKP
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) April 13, 2021
Një gjë e tillë është mirëkuptuar edhe nga ana e arbitrit kryesor, i cili ka ndërprerë për pak minuta ndeshjen, në respekt të futbollistëve që agjëronin, të cilët me këtë gjest morrën vëmendjen e shumë muslimanëve në gjithë Botën.
Vërtetë gjest për tu admiruar ky i futbollistëve të Ankara Keçiorenguçu, të cilët vetëm 5 minuta më pas, arritën të shënojnë golin e avantazhit me anë të nigerianit Eze (15’), por që nuk mjaftoi, pasi deri në fund të takimit ekipi lider i Ligës së Parë, Giresunspor, shënoi dy gola të tjerë, duke arritur deri tek fitorja e 19-të sezonale pas 30 xhirove të kaluara. (infOSport.mk)