Sevilja ka shënuar fitore 4:3 ndaj Selta Vigos në stadiumin “Ballaidos” në Vigo në ndeshje shumë interesante dhe të bukur, ku përveç 7 golave të shënuar skuadrat krijuan edhe shumë raste para portave repsektive, njofton “infOSport.mk”.
Ndeshja i takonte javës së 30-të në La Liga. Zhul Kande kaloi në epërsi mysafirët me golin e realizuar në minutën e 7-të, mirëpo falë dy golave të shpejtë të shënuar nga Jago Aspas (20’, 23’), Selta Vigo riktheu rezultatin në favorin e saj.
Në minutën e 35 Fernando barazoi shifrat në 2:2, mirëpo një gol i Brajs Mendesh dy minuta para fundit të pjesës së parë riktheu avantazhin e ekipit vendas.
Gjatë pjesës së dytë të besuarit e trajnerit Lopetegi shënuan edhe dy gola të tjerë, duke gëzuar trajnerin e tyre me fitore në ndeshjen №100 në krye të skuadrës andaluziane.
Në minutën e 60-të Ivan Rakitiç shënoi për 3:3, ndërsa golin e fitores për Seviljën e realizoi argjentinasi, Alehandro Gomez. Papu Gomez në lojë u inkuadrua ka mesi i pjesës së dytë, ndërsa vetëm pas disa minutave të kaluara në fushën e blertë, në minutën e 76-të arriti të shënojë për rezultat 4:3.
Në këtë mënyrë Sevilja përforcoi edhe më shumë pozitën e katërt, duke numëruar 61 pikë, 4 më pak se Barcelona e vendit të tretë dhe vetëm 6 pikë larg liderit aktual, Atletiko Madridit.
Njëkohësisht ekipi i Lopetegit është +14 pikë para Real Sociedadit të vendit të 5-të, derisa Selta Vogo mbetet në pozitën e 10-të me 37 pikë. (infOSport.mk)