Në kategoritë e ulëta dihet që dhuna është thuajse gjithmonë e pranishme pasi edhe ndërhyrja e forcave të sigurisë, apo policisë është ndonjëherë e papranishme, apo më mirë thënë e vogël në numër.
Kështu, një sherr masiv ka ndodhur në nivelet më të ulëta të futbollit në Spanjë.
Takimi mes CEM Bon Pastor dhe UD Carmelo përfundoi në kaos, ndërsa për të vendosur drejtësinë e ndeshjes u futën edhe tifozët.
Skuadra mike ishte duke fituar me shifrat 3:2, kur mbrojtësi i Bon Pastor, Rodrigo Tejada, mori një karton të kuq pas një ndërhyrje të rëndë.
Kjo gjë acaroi lojtarët kundërshtarë dhe më pas gjithçka degradoi në përleshje mes tyre.
Situata degjeneroi më shumë kur në fushë zbritëën edhe ata tifozë që ndodheshin përreth dhe nisën të grushtohen mes tyre.