Ish futbollisti i Shkëndijës shënon gol dhe futet në historinë e futbolllit shqiptarë (VIDEO)

Partizani dhe Bylisi në “Air Albania Stadium” në këto momente po zhvillojnë ndeshjen e fundit të javës së 27-të në Superligën shqiptare, njofton “infOSport.mk”.

Partizani i Ilir Dajës po avanson me rezultatin 1:0, falë një goli të shënuar nga Stenio Zhunior që në minutën e parë. Ish futbollisti i Shkëndijës shënoi vetëm pas 16 sekondave lojë, duke shkruar emrin e tij në historinë e futbollit shqiptarë, si një ndër realizuesit më të shpejtë.

Zhunior përfitoi nga një gabim i portierit të Bylisit, i cili në tentativë për të degazhuar, thjeshtë i dhuroi topin brazilianit, i cili nuk fali dhe shënoi golin e tij të dytë me fanellën e Partizanit, pas atij ndaj Kastriotit.

Ky gol i Stenio Zhunior po vlen edhe pas 65 minutave të kaluara në ndeshjen Partizani – Bylisi.  (infOSport.mk)

Leave a Reply