Pas disfatës së mbrëmshme ndaj Realit të Madridit në ndeshjen”El Clasico”, nervat e futbollistëve të u shfaqën qartë. Jo vetëm trajneri KUman, por edhe lojtarët ishin të tërbuar, si në rastin e Pike, i cili edhe pse nuk e ndihmoi skuadrën në fushë, kishte zbritur poshtë, duke mos duruar dot pa thënë ndonjë fjalë në drejtim të arbitrëve.
Mbrojtësi është kapur nga kamerat në fundin e ndeshjes, ku ka diskutuar me Luka Modriç, pasi i ka dhënë dorën.
Kroati e ka parë Piken që po drejtohej për nga arbitrat dhe e ka ngacmuar.
“Po pret për arbitrat që të ankohesh?!”, – i ka thënë Modriç.
Pike i është përgjigjur me këto fjalë: “Normale, vetëm 4 minuta shtesë.”
Ndërkohë Modriç nuk e ka lënë me aq dhe menjëherë e ka thumbuar përsëri spanjollin. “Sa minuta doje më shumë?!”.