Shkëndija ka vazhduar sipas planit, pasi edhe në xhiron e 26-të erdhi deri tek fitorja, duke mundur rivalin lokal, Renovën me shifrat 3:0, njofton “infOSport.mk”.
Kjo fitore ka kënaqur edhe trajnerin Ernest Gjoka, i cili ka mbetur i kënaqur sidomos me pjesën e dytë, në të cilën “kuqezinjtë” kishin dominim total.
“Gjitha ndeshjet janë të rëndësishme edhe kjo me Renovën ishte e tillë, sepse mbi të gjitha ishte edhe një derbi i qytetit. Kështu që ishte e rëndësishme të fitojmë. Kampionati vazhdon akoma të jetë i egër, por sot ndeshja kaloi mirë, ekipi funksionoi mirë sidomos në pjesën e dytë kur gjithçka kishim nën kontroll. Arritëm dhe shënuam dhe tash na mbetet të qetësohemi, të çlodhemi dhe të përgatitemi për të mërkurën kur fillon dhe rritet shkalla e vështirësisë.” – është shprehur Ernes Gjoka pas përfundimit të ndeshjes.
Shkëndija pas 26 xhirove numëron 59 pikë, 10 më shumë se FC Shkupi i vendit të dytë.