Me fillim në ora 16:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë do të zhvillohet sfida e fundit e javës së 27-të në Superligën shqiptare midis Partizanit dhe Bylisit. Para pak çasteve trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë publike formacionet, ndërsa te Partizani bie në sy sërish mungesa e Ferhan Hasanit në formacionin bazë.
Edhe pse tetovari përflitej që sot për herë të parë të niste një ndeshje për Partizanin që nga minuta e parë, një gjë e tillë nuk po ndodh. |
Ndërkohë nga futbollistët që janë të njohur edhe për opinionin tonë sportiv në vend, te Partizani në fushë që nga minuta e parë do të zbresin strugani Egzon Belica, ish futbollistët e FC Shkupit Rron Broja dhe Jasir Asani, si dhe ish futbollisti i Shkëndijës, Stenio Zhunior.
Pa dyshim Partizanit i vlen vetëm fitorja, nëse synon titullin, por frika e së shkuarës në përballjet me ballshiotët mbetet prezent, pasi Bylisi ka qenë një “mace e zezë” për “demat”. Te Bylisi mbeten me shpresë për ta siguruar mbijetesën pa ndeshje shtesë.
FORMACIONET ZYRTARE: |
Partizani: Hoxha, Belica, Broja, Bardhi, Çinari, Zhunior, Mala, Murataj, Hakaj, Bitri, Asani. Trajner: I. Daja |
Bylis: Qirko, Ymeraliaj, Hadroj, Janku, Mehmetllari, Kojiç, Beji, Marselinjo, Ntepe, Lorran, Trumci. Trajner: V. Dovedan |