Skuadra e Real Madridit ka regjistruar edhe fitoren e dytë të këtij sezoni ndaj Barcelonës në një nga derbit më të mëdhenj të futbollit spanjoll, duke u barazuar me pikë me Atletiko Madridin, skuadër kjo që ka një ndeshje më pak, njofton “infOSport.mk”.
Të besuarit e trajnerit Zinedin Zidane shënuan fitore 2:1 në stadiumin e tyre “Alfredo Di Stefano” në ndeshjen e xhiros së 30-të.
Vendasit që të dy golat i realizuan gjatë pjesës së parë, falë golave të shënuar nga Karim Benzema (13’) dhe Toni Kros (28’), derisa Oskar Mingueza realizoi golin e vetëm për Barcelonën pas një ore lojë.
Reali doli të jetë me shumë fat, pasi në minutën e katërt shtesë, ishte traverza që shpëtoi ata, pas goditjes së Moribas nga brendia e zonës, që më pas edhe tentativa e Zhordi Albas të përfundojë vetëm mbi portë.
Me këtë fitore, Real Madridi arriti në kuotën e 66 pikë, po aq sa ka edhe Atletiko Madridi në vendin e dytë, ndërkohë Barcelona me 65 pikë mbetet në pozitën e tretë. (infOSport.mk)