Pas “El Clasicos” spanjolle, nesër në program “El Clasico” tetovare

Pas “El Clasicos” spanjolle, nesër rradhën e ka “El Clasico” tetovare, ajo midis Renovës dhe Shkëndijës, njofton “infOSport.mk”.  Skuadra e Qatip Osmanit do të kërkojë të vijojë serinë e fitoreve, pas asaj fundjavën e shkuar ndaj FC Shkupit, këtë herë përballë rivalit lokal, Shkëndijës, që në takimin e nesërm do të futet me një komoditet më të madh, kjo edhe për shkak diferencës prej 10 pikësh që ka ndaj ekipit nga Çairi.

Me 27 pikë skuadra nga Xhepçishti ndanë pozitën e 9-të me Vardarin, pozita këto që çojnë në balotazh për sigurimin e mbijetesës dhe tendenca e Renovës deri në fund do të jetë të ngjiten më lartë në renditje.

Herën e fundit Renova dhe Shkëndija barazuan pa gola, ndërsa dy ndeshjet e fundit që “gjiipspunuesit” kanë qenë në rolin e nikoqirit, ata kishin humbur përballë “kuqezinjëve”, të cilët janë favoritë në letër edhe në ndeshjen e nesërme.

Ndeshja Renova – Shkëndija starton në ora 13:00.

Leave a Reply