Polemika në Spanjë para super ndeshjes Real Madrid-Barcelona, ndryshe e njohur si El Clasico.
Sipas “Mundo Deportivo”, arbitri i super sfidës që do të luhet sonte në mbrëmje mes Real Madridit dhe Barcelonës, është ndryshuar në momentin e fundit.
Mateu Lahoz, arbitri i zgjedhur fillimisht për El Clasico-n, është ndalur nga një problem muskulor dhe në vendin e tij do të jetë Jesus Gil Manzano.
Ku është problemi? Manzano është arbitri i vetëm që i ka treguar një karton të kuq Lionel Messit me fanellën e Barcelonës.
Gjithçka ka ndodhur në këtë sezon, gjatë finales së Superkupës së Spanjës kundër Atletik Bilbaos, kur pak sekonda para fundit të ndeshjes (e fituar nga baskët në kohën shtesë) argjetinasi ka goditur me top Villalibren dhe ka shkuar para kohe në dhomat e zhveshjes.
Ky ndryshim, siç mund të imagjinohet, nuk është pritur aspak mirë në Katalunjë.