Zlatan Ibrahimoviç u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 60-të, në ndeshjen që Milani i tij e zhvilloi në “Enio Tardini” përballë Parmës.
Suedezi gjatë gjithë kohës kishte ankesa të shumta ndaj arbitrimit.
Sulmuesi 39-vjeçar, në një moment e teproi me arbitrin, Fabio Mareska, ndaj të cilit kishte ankesa për mënyrën se si po e gjykonte ndeshjen.
Sipas mediave italiane, Ibra i është drejtuar arbitrit me fjalët: “Je gjithmonë ti Mareska”.
Menjëherë pas kësaj, arbitri nuk ka hezituar për ta ndëshkuar, duke e nxjerrë jashtë me karton të kuq. Mediat italiane momentalisht kanë zbuluar vetëm këto fjalë, por nëse do të jenë të tjera, atëherë përveç ndeshjes me Xhenoan, Ibra rrezikon të pezullohet më shumë.