Sirena turke për talentin e Struga Trim Lum!

Paraqitjet fantastike në elitën e futbollit vendor me fanellën e Struga Trim Lum, kanë bërë që për talentin e ekipit strugan, Arlind Shabani të interesohen skuadra edhe nga Superliga e Turqisë.

19-vjeçari falë formës së mirë që po kalon së fundmi ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës U21.

Por e ardhmja e tij duket se është në futbollin turk, pasi Gazeta Olle mëson se dy skuadrat elitare turke Kasimpasa dhe Rizespor tanimë janë në negociata me drejtuesit e Struga Trim Lum për transferimin e Shabanit.

Ndërmjetësues i këtij transferimi është menaxheri i futbollistit të famshëm turk, Xhengiz Under, i cili aktualisht nga Roma është i huauzar te Leçester Siti.

E ardhmja e xhevahirit nga Kosova duket në Turqi, por vetëm mbetet të shihet se tek cila skuadër, Kasimpasa apo Rizespor pasi që të dyja kanë shprehur interesim të madh.

Gjithsesi drejtuesit e Struga Trim Lum po shpresojnë në paraqitje edhe më të mira të Shabanit deri në fund të edicionit në mënyrë që çmimi i tij të rritet edhe më shumë.

 

Leave a Reply