Një lajm shumë i bujshëm na vjen nga Italia, aty ku në dyert e Juventusit ka trokitur Mançester Junajtedi i famshëm, duke kërkuar shërbimet e Dejan Kulushevskit, futbollistit me origjinë nga Maqedonia, përcjellë “infOSport.mk”.
Kulushevski, përkundër moshës së tij shumë të re, tashmë është futbollisti i dytë më i shtrenjtë ndonjëherë, vetëm pas Ibrahimoviç te kombëtarja e Suedisë.
Kjo është për shkak se Juventusi i kishte paguar 35 milion euro Atalantas. E gjitha u shpejtua për t’ia kaluar konkurrencës së Interit dhe klubeve të tjerë të mëdha në Premierligë që atë kohë kishin shfaqur gjithashtu interesim për shërbimet e Kulushevskit.
Një ndër ata klube ishte edhe Mançester Junajtedi, që sërish tashmë ka zgjuar interesimin për këtë super talent, i cili megjithatë si duket bënë ende pjesë në planet e Juventusit të ri, që e ka paramenduar, Paratici.
Sipas asaj që është mësuar nga “Calciomercato”, Paratici nuk ka ndërmend të sakrifikojë talentin në altarin e tregut.
Juventus ka nisur një revolucion në skuadër në funksion të sezonit të ardhshëm, i cili megjithatë nuk duhet të ndikojë në talentin e lindur në vitin 2000.
Paratici beson fuqimisht në cilësitë e Dejan Kulushevskit dhe për momentin nuk ka hapje për largimin e tij në seancën e ardhshme të merkatos së verës.
“Djajtë e Kuq” do të kthehen në sulm javët e ardhshme, dialogu mund të shtrihet edhe tek Pogba i cili mbetet ëndrra e ndaluar e klubit bardhezi.
Mënyrat e tregut të transferimeve janë të pafundme, megjithatë për momentin Kulushevski, i cili me përfaqësuesen U16 të Maqedonisë numëron 5 ndeshje dhe 6 gola të shënuar, nuk është në listën e lojtarëve të shitshëm te Juventusi.