Mbrëmë Ajaksi dhe Roma në Amsterdam Arena zhvilluan ndeshjen e parë çerekfinale në kuadër të Liga Europa. Ndeshja u mbyll me fitoren e miqve (1:2), ndërsa një episod interesant ndodhi fare në fund të takimit, e ku në qendër të vëmendjes doli të jetë njëri prej mbledhësve të topave.
Me epërsinë që kishin 2:1, italianët u munduan me çdo mënyrë të vononin lojën, për të mbyllur sfidën me një sukses. .
Ndërkohë djaloshi që po mblidhte topat, teksa pa se mbrojtësi Kalafiori po vonohej në një rivënie anësore, duket se nuk mbajti dot nervat dhe gjuajti me top në kokë futbollistin italian.
Ky i fundit shkoi t’i kërkonte shpjegim djaloshit për atë gjest, por si përgjigje mori… një karton të verdhë nga ana e arbitrit kryesor. Në fund fitore për Romën, që në këtë mënyrë hedh një pah të madh drejt ndeshjeve gysmëfinale të Liga Europa.