Ronaldo dhe Lukaku shënojnë, Juve dhe Interi fitojnë (VIDEO)

Janë mbyllur dy ndeshjet e mbetura në Serie A, që u zhvilluan vetëm sonte. Kështu ndeshja e javës së dytë, ajo midis Juventusit dhe Napolit i takoi skuadrës kampione, që shënoi fitore 2:1, ndërsa me po të njëjtin rezultat Interi mundi Sasuolon në ndeshjen e mbetur të javës së 28-të, njofton “infOSport.mk”.

Dhe kur luajnë këto dy skuadra, nuk ka se si të mungojnë Ronaldo dhe Lukaku, që sërish u regjistruan në listën e golashënuesve.

Ronaldo me golin e shënuar në minutën e 13-të paralajmëroi fitoren e “bardhezinjëve”, të cilët golin e dytë dhe të sigurisë e realizuan në minutën e 73-të. Golin e vetëm për Napolin, që në fund vleu vetëm për statistikë, e realizoi Insinje nga penaltia në minutën e fundit të takimit.

Lukaku njëjtë sikurse Ronaldo, realizoi golin e parë për Interin, edhe atë vetëm pas 10 minutave lojë, ndërkohë në minutën e 67-të Lautaro Martinez shënoi edhe golin e dytë për “zikaltërit”, të cilët janë shumë afër titullit kampion në Itali. Sasuolo gjithçka që arriti të bëjë në këtë ndeshje, ishte goli i shënuar nga Traore 5 minuta para fundit të takimit.

Interi falë fitores së sotme, arriti në kuotën e 71 pikëve, 11 më shumë se Milani i vendit të dytë, ndërkohë Juventusi me 59 pikë renditet në pozitën e tretë.

Leave a Reply